Përmbylljet Gara Ndërkombëtare Tradicionale “Ushtari më i mirë 2022”
Prishtinë, 29 prill - Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës organizon sot ceremoninë e përmbylljes së Garës Ndërkombëtare Tradicionale “Ushtari më i mirë 2022”.
Ceremonia do të mbahet në kazermën ,,Adem Jashari” të FSK-së në Prishtinë, në amfiteatrin e Komandës së Logjistikës.
Në këtë ceremoni do të marrë pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, gjeneralë, oficerë, nënoficerë dhe ushtarë të FSK-së si dhe pjesëmarrës nga ushtritë e vendeve partnere.