Përmbyllët projekti 'Promovimi i Integritetit në Sistemin e Drejtësisë'
Prishtinë, 27 shkurt - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në bashkëpunim me Lëvizjen FOL dhe Qendrën për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (CILC) nga Holanda mbajnë konferencën përmbyllëse të projektit "Promovimi i Integritetit në Sistemin e Drejtësisë", i mbështetur nga Ambasada e Holandës në Prishtinë.
Projekti ka pasur për synim të ngrisë nivelin e integritetit dhe të fuqizojë pavarësinë e gjyqësorit dhe të prokurorisë së shtetit, me qëllim të ndërtimit të një sistemi të fuqishëm të drejtësisë dhe përmirësimit të besimit të publikut.