17 Janar 2025

Përmbyllet projekti i binjakëzimit të Shërbimit Sprovues dhe Korrektues

Prishtinë, 3 nëntor - Ministria e Drejtësisë dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizojnë ceremoninë me rastin e përmbylljes se Projektit të Binjakëzimit, qëllimi i të cilit është fuqizimi i Shërbimit Sprovues (SHSK) dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK).

 Në këtë ceremoni do të merr pjesë Ministrja e Drejtësisë, znj. Dhurata Hoxha, Përfaqësues nga SHKK dhe SHSK si dhe përfaqësues nga Zyra e BE-së.

Qëllimi i këtij projekti të binjakëzimit ishte forcimi i menaxhimit efektiv dhe efikas të shërbimeve korrektuese dhe sprovuese në Kosovë.

Projekti ka kontribuar në përmirësimin e kuadrit ligjor duke ndihmuar në përgatitjen e një numri të akteve nënligjore.

Projekti ishte i përfshirë edhe në promovimin e dënimeve alternative përmes përmirësimit të sistemit të komunikimit në mes të shërbimeve korrektuese dhe sprovuese, gjyqtarëve dhe organeve të tjera relevante të përfshira në administrimin e dënimeve alternative.

Buxheti i projektit ishte 1.7 milionë euro dhe periudha e zbatimit ishte 24 muaj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)