Përmbyllet projekti i BE-së për shërbimet e forenzikës në Kosovë
Prishtinë, 23 janar - Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon përmbylljen e projektit Perspektivat e ardhshme të shërbimeve të forenzikës në Kosovë.
Projekti \"Fuqizimi dhe modernizimi i shërbimeve të forenzikës në Kosovë\" mblodhi ekspertë vendës dhe ndërkombëtar në fushën e mjekësisë ligjore, toksikologjisë, antropologjisë, arkeologjisë dhe disiplinave të ngjashme.
Projekti ka mbështetur autoritetet e Kosovës në forcimin e sundimit të ligjit duke mbështetur më tej zbatimin e përgjithshëm të ligjit dhe sistemit gjyqësor transparent me një fokus në shërbimet e mjekësisë ligjore.
Qëllimi i projektit ishte forcimi dhe modernizimi i mjekësisë ligjore në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), duke përfshirë operacionin mbi personat e zhdukur, duke rritur kapacitetin e tij teknik dhe administrativ.
Projekti gjithashtu ka përkrahur blerjen e pajisjeve laboratorike moderne dhe teknologjive të tjera për laboratorët e mjekësisë ligjore në vlerë prej më shumë se 330.000 Euro e cila poashtu është financuar nga BE-ja.
Gjatë ngjarjes do të prezantohen arritjet e projektit dhe perspektiva e shërbimeve forenzike në Kosovë.