Përmbyllet projekti Fuqizimi i Bashkëpuunimit Ligjor Ndërkombëtar"
Prishtinë, 10 tetor - Sot në Prishtinë mbahet ceremonia përmbyllëse e projektit të financuar nga BE Fuqizimi i Bashkëpuunimit Ligjor Ndërkombëtar.
Gjatë 20 muajve të fundit ky projekt është fokusuar në fuqizimin e kapaciteteve të Kosovës në fushën e Asistencës Ligjore Ndërkombëtare përmes një procesi të mbështetjes teknike për Ministrinë e Drejtësisë, veçanërisht për Departamentin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe për një grup prej 8 prokurorësh dhe 7 gjykatësish nga rajoni, që janë të specializuar në asistencë ligjore ndërkombëtare.
Për të arritur këtë qëllim, ky projekt ka për qëllim rritjen e kapaciteteve profesionale dhe mundësive të Ministrisë së drejtësisë në Kosovë dhe të gjitha autoriteteve gjyqësore kosovare.
Ky projekt i binjakëzimit është implementuar nga Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (IRZ), me Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës si përfitues i projektit.