16 Janar 2025

Përmbyllet me sukses ushtrimi fushor “Veprimi i Shpejtë 10”

Prishtinë, 17 mars - Në kazermën “ Evropianët e Rinj“ në Regjimentin e Mbrojtjes Civile dhe në hapësirat e Termocentralit ,,Kosova A’’  u mbajt ushtrimi fushor ,,Veprimi i Shpejt 10’’, i cili u  realizuanga pjesëtarët e Kompanisë  3 C të Batalionit të Tretë.

 Ushtrimi, i cili përfundoi dje, ka filluar që nga data 10.01.2017në kuadër të Gjenerimit të Forcës  për fazën e  parë të vitit 2017, ku  pjesëmarrës ishin edhe  institucionet tjera  të sigurisë nga regjioni i Obiliqit: Kuvendi Komunal i Obiliqit, Policia e Kosovë, AME-ja, Drejtoria e Shëndetësisë, Drejtoria e Financave, Qendra e Klinikës Mjekësore Familjare, Kryqi i Kuq, Brigada e Zjarrfikëseve të KEK-ut.

Për të përcjellë nga afër këtë  ushtrim të pranishëm ishin edhe  zëvendëskomandanti i Forcave Tokësore (KFT) gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, kryetari i Kuvendit Komunal-Obiliq njëkohësisht dhe udhëheqës i operacioni në KEK z..Xhafer Gashi, komandanti i Departamentit të Përbashkët-Veri kolonel Martin Schuler (JRD-N), ushtruesi  i detyrës së Komandantit të Brigadës së Reagimit të Shpejt kolonel Xhevahir Geci, ekspertë të Sigurisë, profesor Bejtush Gashi, profesor Izet Shehu, komandanti i Policisë Rajonale të Obiliqit toger Sejdi Zeqiri, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencave Burim Gërguri, komandanti i Batalionit të Tret  nënkolonel Sylejman Cakaj, eprorë të lartë të FSK-së, policisë së Kosovës, të KFOR-it  dhe përfaqësues të tjerë.

Me rastin e përfundimit të këtij ushtrimi për të pranishmit u mbajt një takim i shkurtër, ku ata u njoftuan  me mbarëvajtjen e këtij ushtrimi, rolin dhe rëndësinë e tij.

Të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua edhe gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, i cili vlerësoi  lart procesin e planifikimit dhe ekzekutimit të ushtrimit fushor ,,Veprimi i Shpejtë 10”, si dhe koordinimin ndërmjet agjencive civile dhe BAT3-të BRSH-së. Ai ndër  të tjera tha: “I falënderoj të gjithë të pranishmit të cilët kanë marr pjesë në këtë ushtrim, dhe kjo është një mundësi e jashtëzakonshme dhe një rast i veçantë që të fillojmë t’i identifikojmë  kapacitet ku i kemi por  edhe zbrazëtirat në zhvillimin e operacioneve  të tilla të menaxhimit të fatkeqësive të ndryshme. Si FSK në kuadër të misionit që kemi jemi  gjithmonë të gatshëm që të zhvillojmë  operacione të tilla sepse ne në këtë mënyrë zhvillojmë edhe  kapacitetet tona.  Po ashtu misioni këtyre ushtrimeve është që të zhvillojmë edhe ndërveprueshmërin me institucionet tjera të sigurisë në vend.

Prandaj  skenarë të tillë  organizohen  me qëllim që nesër të jemi të gatshëm të ndërveprojmë  në raste të jashtëzakonshme si tërmete, vërshime dhe situata tjera, me qëllim që të përgatitemi  dhe stërvitemi në kohë paqeje  për menaxhimin e incidenteve, në mënyrë që nesër të jemi të  gatshëm që secili të kryejë punën e tij bazuar në Planin e Reagimit Kombëtar.

Dua ta falënderoj  për mbështetje  edhe kryetarin e  Komunës  së Obiliqit z Gashi  i cili ishte  sot i pranishëm  dhe  pati mundësi që nga afër t’i sheh kapacitetet që ka brenda komunës që ai drejton

Ky ushtrim nuk do te ishte i kompletuar pa pjesëmarrjen tuaj. Një falënderim të veçantë i shpreh KFOR-it për kohën dhe mbështetjen me helikopter në këtë ushtrim, si dhe në emër të Komandantit të FSK-së gjeneral Ramës  i falënderoj të  gjithë pjesëmarrësit  e  këtij ushtrimi.

Të pranishmëve iu drejtua dhe kryetari i Kuvendit Komunal  Xhefer Gashi i cili i falënderoi pjesëmarrësit e në veçanti falënderoi FSK-në dhe KFOR-in  për bashkëpunimin,  duke thënë:  “Me të vërtetë po ndihem shumë i  emocionuar  me  veprimet  e FSK-së , të cilat u realizuan  në koordinim me të gjitha organet kompetente për kërkim-shpëtim. Është kënaqësi e veçantë që sot  këtu e kemi edhe gjeneralin i cili  për së afërmi e vëzhgoi  ketë ushtrim të përbashkët.Në fund në emrin tim dhe të institucionit që unëudhëheq dua  t’ju falënderoj për realizimin e këtij ushtrimi të përbashkët dhe shumë të suksesshëm.

Në ditën përfundimtare të këtij ushtrimi u ekzekutuan gjithsej shtatë operacione  të ndryshme si: Menaxhimi i turmave, Zjarr në lokacione urbane, Aksident komunikacioni, Trajtim mjekësor, Kërkim-shpëtim me litar,  Zonë e kontaminuar, Operacione urbane, si dhe  mbështetjen e KFOR-it në tërheqjen e të  lënduarve me helikopter.

Ky ushtrim vjen në kuadër të planit vjetor të trajnimeve dhe aktiviteteve të Batalionit të Tretë,  ku qëllimi i ushtrimit ështëmbajtja e nivelit  të gatishmërisë  së pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe bashkëpunimi me agjencitë tjera në zonën e përgjegjësisë së Batalionit të Tretë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)