Përmbyllët mbështetja e BE-së për fuqizimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë
Prishtinë, 16 maj - Zyra e Bashkimit Evropian organizon ngjarjen përmbyllëse të projektit të binjakëzimit të BE-së "Fuqizimi i formulimit të politikave dhe hartimit të legjislacionit".
Projekti i financuar nga BE në vlerë prej 1.2 milion euro ka në fokus fuqizimin e kapaciteteve në krijimin e politikave, hartimin e legjislacionit dhe zbatimin efektiv të tyre brenda Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të tjera përkatëse.
Projekti është zbatuar në partneritet me Fondacionin Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ).