Përmbyllet kampanja 'Linja e Jetës' e dedikuar viktimave të vetëvrasjes
Prishtinë, 27 maj - Javën e kaluar kampanja 'Linja e Jetës' ka shënuar muajin e ndërgjegjësimit të shëndetit mendor me kampanjën #këtupërty e financuar nga Zyra e UNICEF në Kosovë dhe LENS, e cila ka pasë si fokus specifik ndërgjegjësimin rreth parandalimit të vetëvrasjes.
Sot përmbyllet kjo kampanjë me hapjen e një përkujtimore të dedikuar viktimave të vetëvrasjes.
Në këtë hapësirë, e cila gjendet mbrapa Rektoratit në kampusin e Universitetit të Prishtinës, janë mbjellur rreth 300 bimë të cilat simbolizojnë viktima të vetëvrasjes.