Përmbyllet Java e Femrës Guximshme
Ferizaj, 7 mars - Organizata Instituti për Promovimin e Edukimit - IPEDU ne bashkëpunim me klubin RinOn, ka organizuar projektin Java e Femrës Guximshme për te dytën vite me radhe.
Projekti i cili është zhvilluar ne 5 shkolla fillore ne Ferizaj, aty është mbajtur ligjërate për martesat e hershme, inkurajimin e vajzave te reja për të drejtat të cilat duhet zbatuar dhe jo për të i kërkuar si dhe nxitja e vetëbesimit për të arritur qëllime të larta jetësore.
Përfitues ne këtë projekt kane qene vajzat e klasave te 8 dhe te 9.
Ndërsa sot është mbajtur përmbyllja e projektit ku te pranishëm ishin Kryesuesi i Kuvendit Komunal Faruk Guri, drejtori i Shëndetësie dhe mirëqenies sociale Burim Karameta, drejtoresha e Financave Lirije Syla, si dhe te gjitha vajzat e shkollave te angazhuara ne projekt, ku gjithsej te pranishëm ishin 110 te rinje.
Ndërkaq ne panel ishte Arta Tahiri, kryetare e grupit të grave asambleiste të Kuvendit Komunal e cila ka folur mbi temën Pozita e femrës në politik, roli i tyre në fuqizimin e pjesëmarrjes në vendimarrje , si dhe Gyltene Derguti, psikologe e cila ka mbajtur ligjërate mbi temën Te zgjedhësh kërkimin e diturisë apo martesën e hershme ne adoleshence\".
Kordinatoret e projektit Samire Gurgurovci & Erblina Jakupi, falenderuan shume drejtorin e Shendetesis Burim Karameta i cili ka mbeshtetur pa hezitim kete projekt te cilin po ashtu e ndihmuan kompanin e uji Miros dhe marketi Fructal ne Ferizaj.
Rezultatet e arritura nga Fushata sensibilizuese një javore e quajtur Java e Femrës së Guximshme ka indentifiukar tre çeshtje per të cilat vajzate klaseve te 8 dhe 9, shprehen me të shqetësuara, të cilat janë mos komunikimi nene-bije, ngacimiet seksuale, mungesa e vetebesimit dhe perkrahjes për të arritur qëllimet jetesore, gjegjesisht zgjedhjen e profesionit.
Gjatë javës me vajzat e reja ka punuar Mimoza Hoxha- apsolvente e fakultetit të Sociologjis.