Përmbyllet fushata për ndërmjetësimin
Prishtinë, 6 mars - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Ministria e Drejtësisë, Ambasada e Norvegjisë, dhe Kolegji ILRIA do të shpërblejnë tri punimet më të mira me temë Ndërmjetësimi si mënyrë alternative e zgjedhjes së mosmarrëveshjeve mes palëve në një ceremoni rasti që do të mbahet sot.
Ngjarja është rezultat i fushatës së filluar një muaj më parë me qëllim të vetëdijësimit të qytetarëve, me theks të veçantë rinisë, për rëndësinë e zhvillimit të mëtejmë dhe promovimit të ndërmjetësimit.
Në kuadër të fushatës, janë mbajtur prezantime për studentë të Fakultetit Juridik dhe është lansuar gara për tekstin më të mirë. Janë pranuar 20 punime prej të cilave paneli vlerësues zgjodhi tri më të mirat.
Në ngjarje do të marrin pjesë Andrew Russell, Koordinator i OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së, Lirak Çelaj, Zv. Ministri i Drejtësisë, Per Strand Sjaastad, Ambasador i Norvegjisë në Kosovë, Prof. Dr. Mixhait Reçi, President i Kolegjit ILIRIA, profesorë, studentë dhe zyrtarë.