Përmbyllet fushata ndërgjegjësuese për dhunën ndaj grave
Prishtinë, 9 dhjetor - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Policia e Kosovës Divizioni Kundër Dhunës në Familje dhe Qendra për Trajnime dhe Studime Gjinore do të përmbyllin fushatën e ndërgjegjësimit të 16 Ditë të Aktivizmit për dhunën ndaj gruas me një konferencë që do të mbahet sot në Prishtinë.
Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të qeverisë, ndër të tjerë Zëvëndës Kryeministrja Edita Tahiri, Zëvëndës Ministrat Daut Xhemajli dhe Sasha Rashiq, përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar ndër të cilët edhe ambasadoren e Turqisë, avokati i popullit, punonjës të policisë dhe organizatave që mirren me mbrojtjen e të drejtave të grave.
Qëllimi i Konferencës është shpalosja e situatës aktuale, trajtimi i dhunës familjare, të drejtat e viktimave, mbrojta dhe rehabilitimi i tyre.