15 Janar 2025

Përmbushja e obligimeve nga agjenda evropiane prioritet i MD

Prishtinë, 8 korrik - Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në takimin e pestë plenar për Dialogun e Procesit të Stabilizim-Asociimit.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Ministri Kuçi ka diskutuar rreth  çështjeve që kanë të bëjnë me ndryshimin e ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit, ligj ky i cili është prioritet në angazhimin për krijimin e kushteve sa më të mira ligjore për luftimin e krimit dhe korrupsionit por edhe zbatimin në praktikë, nga ana e institucioneve kompetente të drejtësisë njëkohësisht edhe kriter në liberalizimin vizave.

Ministri Kuçi tha se, në këtë kontekst në kuadër të veprimeve të ndërmarra në krijimin e parakushteve të volitshme për luftim të të gjitha formave të korrupsionit ka qenë edhe hartimin i projektligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit. Në projektligjin e ri parashihen një sërë ndryshimesh që kanë për qëllim forcimin e  përpjekjeve për luftimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesi, tha Kuçi.

Gjatë këtij takimi, Ministri Kuçi ka folur edhe për reformat në drejtësi, si proces i vazhdueshëm i cili bëhet me qëllim të forcimit të gjyqësorit në përgjithësi përkatësisht rritjes së transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit. Ministri Kuçi tha se janë realizuar një sërë reformash në kuadër të sistemit të drejtësisë përmes plotësim ndryshimit të bërë në Ligjet e gjyqësorit, që i përfshin katër ligjet bazike të funksionimit të tërë sistemit të drejtësisë në Kosovë, përfshirë këtu funksionimin e Këshillit Gjyqësor, Këshillit Prokurorial, Gjykatave dhe Prokurorive.

Ministri Kuçi theksoj se kërkesa kryesore për fillimin e procesit të Plotësim Ndryshimit të këtyre katër ligjeve, ka dalë nga Udhërrëfyesi për Liberalizimin e Vizave, ku është kërkuar që të bëhet plotësim ndryshimi i Ligjeve me qëllim të ngritjes së pavarësisë së gjyqësorit përmes harmonizimit të katër ligjeve bazike që kanë hyrë në fuqi në vitin 2013, lidhur me kriteret për emërimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Kuçi, gjithashtu ka theksuar se ndër kriteret kryesore për liberalizim të vizave dhe qëllimet e plotësim ndryshimit të lëtyre ligjeve, ka qenë që të bëhet Hamronizimi i dispozitave në këto ligje. Si rezultat një pjesë e dispozitave në Projektligjin për Këshillin Gjyqësor janë pasqyrim i dispozitave në Ligjin për Këshillin prokuroria, ose anasjelltas.

Ministri Kuçi tha se janë ndërmarr hapa konkret që këto dy projektligje në fjalë të jenë të harmonizuara njëra me tjetrën. Kuçi tha se në kuadër të ligjit për Prokurorin e Shtetit janë paraparë një sërë ndryshimesh, në përputhje me natyrën e punës në Prokurori që kanë për qëllim rritjen e efikasitetit në punë dhe nivelit më të lartë të performancës së Sistemit Prokurorial.

Ministri Kuçi tha se reforma e re ka përmbushur dy qëllime, së pari është bërë harmonizimi i katër ligjeve në mënyrë që të shmangen diskrepancat e mundshme, dhe më e rëndësishme janë shtuar dispozita që drejtpërdrejt kanë për qëllim rritjen e transparencës së sistemit veçanërisht përmes publikimit të aktgjykimeve të gjykatave, dhe përmes rritjes së pavarësisë, veçanërisht në kuadër të Këshillit Prokurorial, dhe në rritjen e llogaridhënies për Gjyqtarë dhe Prokurorë.

“Më  lejoni të  theksoj se ndryshimet në  këto ligje i paraprijnë procesit të  reformimit të sistemit të  edukimit ligjor dhe formimit te Akademisë  së  Drejtësisë, si institucioni më i lartë  i trajnimeve për prokurorë  dhe gjyqtarë  në  Kosovë. Me këto ligje parashikohet që  kandidatët për gjyqtarë  dhe prokurorë  t’i nënshtrohen përzgjedhjes dhe të  bëhet emërimi përpara se të  fillojnë  trajnimet profesionale. Kjo shënon një  hap të  rëndësishëm për rritjen e cilësisë  dhe efikasitetit në  punë  në  gjithë  sistemin e drejtësisë, por edhe formimin dhe rritjen e kapaciteteve njerëzore në  gjykata dhe prokurori. Për më  tepër Akademia do të  përkujdeset për ndërtimin e programeve të specializuar për t’i kontribuar procesit të profilizimit të gjyqtarëve dhe prokuroreve dhe do të hapet me programe edhe për profesionet e lira, me kërkesën e odave të tyre”, tha Kuçi.

Në fund të fjalës së tij, Ministri Kuçi tha se Kosova ka nevojë për një rishikim sektorial, dhe për të arritur këtë do të bashkëpunojmë me të gjithë partnerët vendor  dhe ndërkombëtar me qëllim të realizimit të një Rishikimi sa më të mirë dhe si pasojë hartimin dhe zbatimin e Strategjisë Kombëtarë për Sektorin e Drejtësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)