09 Maj 2024

Përmbaruesit privat të rëndësishëm në zvogëlimin e lëndëve në gjykata

Prishtinë, 31 gusht - Sot, Ministria e Drejtësisë për herë të parë në Republikën e Kosovë ka organizuar provimin për Përmbarues Privat, si fazë kryesore në krijimin e sistemit të përmbaruesit privat në vendin tonë.

Në hapje të këtij provimi, Këshilltari i Ministrit Kuçi, Driton Lajçi, tha se sistemi i përmbarimit privat si institut i ri për herë të parë po instalohet në sistemin juridik të Republikës së Kosovës, si arkitekturë e drejtësisë dhe si pjesë e asaj që quhet standarde të domosdoshme në ndërtimin e sistemit të drejtësisë, e në veçanti të reformimit të sistemit gjyqësor.

Lajçi tha se me funksionalizimin e sistemit të përmbaruesit privat, në rend të parë do të mundësohet zbatimi më cilësor i procedurave dhe ekzekutimi më efikas i sistemit të procedurës përmbarimore në nivelin shtetëror, në mënyrë që të pamundësohet grumbullimi i lëndëve përkatësisht vendimeve gjyqësore.

Ai shtoi se numri i madh i lëndëve përmbarimore të papërfunduara në gjykata, bënë të njohur se në Republikën e Kosovës duhet të ngritën kapacitetet për përmbarimin e lëndëve gjyqësore.

Douglas Muin, përfaqësues i USAID-it, partner në projektin e krijimit të sistemit të përmbaruesit privat, pasi vlerësoi funksionalizimin e sistemit të përmbaruesit privat si shumë të rëndësishëm për Kosovën, përsëriti mbështetjen e institucionit që përfaqëson në krijimin sa me funksional të këtij sistemi.

Ministria e Drejtësisë ka krijuar bazën ligjore për funksionalizimin e shërbimit të përmbarimit privat, i cili shërbim do të fillojë së funksionuari në fillim të janarit të vitit 2014.

Përmbaruesit privat janë persona fizik të cilët kryejnë autorizime publike të bazuar sipas ligjit në funksion të avancimit dhe reformimit të sistemit të drejtësisë.

Në provimin e parë të organizuar për Përmbaruesit Privat, morën pjesë rreth 50 kandidatë, të cilët nëse me sukses arrin të përfundojnë pjesën me shkrim të provimit, pas një jave do t’i nënshtrohen edhe pjesës me gojë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)