17 Janar 2025

Përmbaruesit e rinjë të veprojnë në bazë të Ligjit

Prishtinë, 18 janar - Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ministra e Drejtësisë me rastin e certifikimit të katërmbëdhjetë Përmbaruesve Privatë në Republikën e Kosovës.

Gjatë kësaj ceremonie, Ministri Kuçi ka folur për rëndësinë që ka ky profesion duke kontribuar fillimisht në plotësimin e standardeve në shërbim të qytetarëve si dhe në kompletimin e arkitekturës së drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Ministri Kuçi ka ofruar përkrahjen e tij si Ministër i Drejtësisë, duke kërkuar nga përmbaruesit e rinjë që të respektojnë ligjin dhe të veprojnë brenda kompetencave që i parasheh ligji duke e kryer punën me profesionalizëm dhe ndershmëri.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe Kryetari i Komisionit për Përmbarues Privatë, Bedri Bahtiri dhe anëtarët tjerë të komisionit për dhënien e provimit për Përmbarues Privat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)