29 Dhjetor 2024

Përleshje në veri te Mitrovicës, një i plagosur

Mitrovicë, 12 prill - Grupi i Grave Deputete në bashkëpunim  me USAID DEMI  mbajti tryezën e radhës, me tëmë : Roli i gruas në qeverisje lokale, në të cilën  morën pjesë asambleistet nga komuna e Pejës, Gjakovës, Deçanit, Istogut,  Suharekës dhe Mamushës. 

Deputetja Time Kadrijaj foli për rëndësinë e marrjes së përgjegjësive të rëndësishme  nga gratë, duke ditur se ato janë dëshmuar  se  punët i kryejnë me profesionalizëm dhe me përgjegjësi  dhe se  në përgjithësi nuk janë të korruptuara, ndaj ato duhet kenë shanse të barabarta.

Gruaja deri tani ishte e ballafaquar me  mbrojtjen e  familjes  dhe sigurimin e  mbijetesës, por tani është koha të njihet kontributi i gruas, që ajo  të jetë edhe në pozita ku vendoset dhe bëhen politika.

Znj, Arbëresha Nallbani,kryesuese e Kuvendit Komunal të Pejës foli për angazhimin e grave në asamble dhe shembullin e mirë të Pejës, meqë në këtë komunë, tri drejtori udhëhiqen nga gratë.

Znj, Melihate Limani tha se USAID DEMI   përfshin gratë në të gjithë sferat e programit. “Ne jemi të përkushtuar që të përmirësojmë komunikimin në mes të grave  që punojnë në nivelin qendror dhe atë lokal, në rritjen e kapaciteteve të grave anëtare në kuvende komunale, në administratë, të mbështesim zyrtarët për çështjeve gjinore në  analizimin e buxhetit komunal nga perspektiva gjinore dhe po ashtu mbështetjen e iniciativave të vajzave të reja në nivelin lokal”, theksoi ajo.

Në diskutim morën pjesë edhe kryesuesja e Kuvendit të Mamushës, znj. Sejlan Mazrek, kryetarja e GGA të Gjakovës , si dhe përfaqësuese nga Istogu, Deçani dhe Peja. Nga tryeza u nxoërn këto rekomandime:

Të zbatohet Ligji për Barazi Gjinore, sidomos në zbatimin përfaqësimit gjinor në institucione, punësim etj.  në kuotën jo më pak se 40%;

Krijimi i zyrave për barazi gjinore  në ministri dhe komuna e jo vetëm të caktohen vetëm zyrtare, siç praktikohet tani;

Të krijohet linjë buxhetore e ndjeshme për gra;  Fuqizim i grave në partitë politike, rritje e bashkëpunimit të grave nga niveli qendror me atë lokal;

Ngritje e vetëdijesimit për çështje gjinore për gratë dhe burrat, si dhe Rritja e bashkëpunimit të grave në nivel qendror dhe lokal me shoqërinë civile.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)