Përleshje masive mes serbëve në Mitrovicë
Prishtinë, 21 djetor - Dy grupe serbe, prej 60 personave të martën në mbrëmje, rreth orës 23.00 janë përfshirë në një rrahje masive në veri të qytetit të Mitrovicës.
Ngjarja ka ndodhur ndërsa grupi i të rinjëve ka qëlluar fillimisht dy automjete civile pronë të qytetarëve të përkatësisë etnike serbe.
Policia njofton se ndjekja dhe rrahja e grupeve të të rinjve ka vazhduar edhe në dy rajone të ndryshme në veri të Mitrovicës, ndërsa njësitë policore të stacionit në veri dhe atij Zvecan, janë vënë në kryerje të detyrës për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
Bëhet e ditur se të paktën, nëntë persona janë dërguar në qendrën spitalore në veri të Mitrovicës, me dëmtime të ndryshme.
Dyshohet se motiv i mundshëm i kësaj rrahje është konflikti i interesit të grupeve huligane. Hetuesit policor të stacionit veri në Mitrovicë, kanë nisur hetimet për vepra penale dëmtim të pronës dhe shkaktim të dëmtimeve trupore, ndërsa janë në proces të mbledhjes së informacioneve për identifikimin e mundshëm të personave të përfshirë në rrahje.