Përkujtohet dëshmori Milazim Mavraj
Istog, 28 prill - Me rastin e 16-vjetorit të rënies heroike, në Burim është mbajtur ditë përkujtimore kushtuar dëshmorit të kombit Milazim Mavraj, i njohur me nofkën Çeçeni.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin zyrtarët komunalë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, si dhe një numër i madh qytetarësh.
Milazim Mavraj - Çeçeni për shkaqe politike ishte detyruar ta merrte rrugën e mërgimit, mirëpo sapo nisi lufta në Kosovë, ai la mërgimin dhe familjen, për tiu bashkangjitur Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë. Ai ka rënë heroikisht në betejën e Koshares.