Përkujtohet dëshmori, Bashkim Kerolli në 21 vjetorin e rëniës heroike të tij


Padesh, 18 korrik - Me organizimin e bashkëfshatarëve dhe bashkëluftetarëve është përkujtuar dëshmori i kombit, Bashkim Kerolli në
21 vjetorin e rënies heroike të tij te Rrasa e Zogut në Padesh.
Përveç banorëve të fshatit Polac pjesëmarrës ishin edhe shumë bashkëluftëtarë te tij, veteranë, invalidë dhe familje te dëshmorëve.
Fillimisht bashkëluftëtarë dhe bashkëfshatarët e tij bën homazhe në fshatin Polac për të vazhduar me pas pranë lapidarit në kufirin shqiptaro-shqiptarë, tek vendi quajtur Rrasa e Zogut në Padesh.
Gjatë këtij aktiviteti përkujtimorë bashkëluftëtarët e dëshmorit Bashkim Kerolli evokuan kujtime nga koha e luftës 1998 pikërisht 21 vite më parë, duke përkujtuar kështu edhe të gjitha ata që kontribuuan për lirinë e Kosovës dhe ata të cilët ranë për të mos vdekur kurrë.
Në fillim të korrikut të vitit 1998, shumë luftëtarë dhe rekrutë të rinj të UÇK-së, nga treva te ndryshme nisen për në Shqipëri. Për shkak të radhës që diktonin rrethanat e asaj periudhe, këta ushtarë të armatosur u detyruan të qëndrojnë pak ditë në Shqipëri e të presin deri në momentin e duhur për t’u kthyer në Kosovë, me armët dhe municionin ngarkuar.
Rruga e kthimit për në Kosovë nis në mesin e korrikut të vitit 1998. Arrijnë deri te Rrasa e Zogut, kur në orët e mëngjesit të 19 korrikut, fillon zjarri i pritave serbe në Padesh.
Flakët e këtij zjarri përpijnë gurë e shkrepa dhe bashkë me ta edhe jetën e dëshmorit Bashkim Kerolli.