Përkujtohet 14-vjetori i masakrës në Burgun e Dubravës
Istog, 22 maj - Me anë të një ceremonie të organizuar sot në Burgun e Dubravës, u përkujtua 14-vjetori i masakrës mbi të burgosurit shqiptarë të këtij burgu.
Në këtë përvjetor kanë marrë pjesë të mbijetuar dhe familjarë të të vrarëve të kësaj masakre, Zëvendësministri i Drejtësisë, Daut Xhemajli, përfaqësues të Shoqatës së të Burgosurve Politik, deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryetarë komunash etj.
Të pranishmit bën homazhe dhe vendosën kurora lulesh tek vendi ku para 14 viteve pushteti serbë bëri masakër mbi të burgosurit shqiptarë që gjendeshin në këtë burg.