14 Maj 2024

Përkujtohen trazirat e marsit 2004

Prishtinë, 17 mars - Ministri  për komunitete dhe kthim, Dalibor Jevtic, vizitoi sot kishën Sveti Nikola në Prishtinë, me ç’rast  ipevshki i  Rashkës së Prizrenit , Teodosije mbajti përkujtim për viktimat e marsit të vitit 2004.

Duke ju drejtuar të pranishmëve dhe mediave, ministri Jevtic, tha se ngjarjet në mars të vitit 2004 e kanë ngadalësuar shumë procesin e kthimit, i cili nuk është ashtu siç ne e dëshirojmë.

“Edhe dhjetë vite pas trazirave të marsit të vitit 2004,  ende nuk kemi përgjigje në pyetjen se kush e organizoi këtë dhunë. Përgjegjësit e kësaj dhune duhet të përgjigjen para ligjit.\"

\"Vetëm kështu mund të ndërtohet besimi dhe ti largojmë pengesat të cilat gjenden në rrugën e kthimit masovik. Trazirat e marsit kanë ngadalësuar shumë procesin e kthimit. Fakt është që sot marrëdhëniet e këtyre dy komuniteteve janë më të mira, por jemi shumë larg asaj që është e nevojshme për një shoqëri,  në kuptimin e pajtimit, i cili nuk do të vijë pa ndërtimin e besimit.\"

\"Ata të cilët kanë bërë të gjitha krimet gjatë marsit të vitit 2004 duhet të dënohen. Ajo do të jetë mesazh i qartë që kurrë më mos të mendojnë të bëjnë një gjë të tillë “tha Jevtic.

Në ditën e sotme para 10 vitesh në valët e dhunës ndaj serbëve dhe objekteve fetare, të cilat zgjatën dy ditë, humbën jetën 19 civil kurse 900 persona kanë qenë të lënduar. Janë shkatërruar dhe dëmtuar rreth 800 shtëpi, 35 kisha ortodokse dhe manastire  si dhe disa  mijëra serbë u larguan nga shtëpitë e tyre.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)