17 Maj 2024

Përkrahet kthimi dhe riintegrimi i të zhvendosurve në Kosovë

Prishtinë, 12 nëntor - Sot, Zyra e BE-së në Kosovë/PSBE, bashkë me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim dhe me përfaqësuesit e disa komunave përfituese nisën fazën e re të programit për Kthim dhe Riintegrim në Kosovë.

Ky program është një iniciativë e përbashkët, e financuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim, që mbështet krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm, tolerant dhe multi-etnik në Kosovë, i cili siguron të drejtat themelore të njeriut dhe të minoriteteve.

Përveç kësaj, ky projekt ka për qëllim mbështetjen e kthimit të qëndrueshëm të personave të zhvendosur përmes përfshirjes më të madhe të akterëve qeveritarë dhe jo-qeveritarë si në nivel qendror ashtu edhe në nivel komunal. 

\"Programi i kthimit dhe riintegrimit është një prej projekteve më të rëndësishme të Ministrisë, në bashkëpunim me BE-në. Do të dëshiroja të falënderoj miqtë tanë nga BE që po na ndihmojnë të bëjmë edhe një hap drejt sigurimit  të një numri të konsiderueshëm të të kthyerve në Kosovë përmes kësaj faze të re të këtij projekti,\" tha Dalibor Jevtić, Ministër për Komunitete dhe Kthim.

Libor Chlad, zëvendës shefi për bashkëpunim në Zyrën e BE-së, tha: \"Duke mundësuar jetesë të qëndrueshme, duke përmirësuar kushtet e jetesës dhe duke lehtësuar qasjen më të mirë në shërbime sociale, kryetarët e komunave përfituese po ofrojnë shërbimin më të mirë për qytetarët e tyre.\"

Ky projekt do të implementohet në shtatë komuna: Pejë, Istog, Klinë, Obiliq, Shtërpcë, Suharekë dhe Gjilan, gjatë një periudhe 30 mujore.

Ai ka për qëllim sigurimin e një pakoje gjithëpërfshirëse kthimi për rreth 250 familje të zhvendosura përfshirë këtu, asistencën në kthim, rindërtimin e shtëpive, kyçjet e nevojshme në infrastrukturë, krijimin e të hyrave dhe aktivitetet e dialogut ndër-etnik.

Rreth 600 familje janë kthyer deri më tash me ndihmën e programit të financuar nga BE. Për këtë fazë të caktuar, Bashkimi Evropian ka ndarë 4 milionë euro, bashkë me 2 milionë euro nga Ministria. Deri më sot, Bashkimi Evropian ka ndarë mbi 55 milionë euro për komunitetet minoritare në mbarë Kosovën.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)