Përkeqësohet situata jashtë Kuvendit
Prishtinë, 26 shkurt - Protestuesit e mbledhur afër Kuvendit të Kosovës kanë gjuajtur koktej Molotovi në drejtim të Policisë.
Ndërkaq policia ka hedhur gaz lotsjellës drejt protestuesve.
Situata është përkeqësuar përderisa brenda Kuvendit të Kosovës po votohet për presidentin e vendit.