Përhapet zjarri nga djegia e barishteve
Vushtrri, 2 gusht - Policia raporton se në fshatin Terllabuq të Vushtrrisë është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që gjatë djegies së disa barishteve të thata, zjarri ishte përhapur në pronën e viktimës mashkull shqiptar dhe kishte dëmtuar një kabllo të rrymës, disa pemë frutore dhe rrethojën e pronës.
"Njësia e zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt", thuhet në raportin e policisë.
Një incident tjetër zjarri është shënuar në fshatin Liqej të Vushtrrisë. Raportohet se në rrethana të pa njohura është përfshirë nga zjarri një sipërfaqe e madhe e pishave që dyshohet të jetë pronë shtetërore, derisa njësiti i zjarrfikësve ka bërë përpjekje për ta lokalizuar zjarrin.