Përgjimet kusht për liberalizim
Prishtinë, 27 mars - Projektligji i përgjimeve të telekomunikimeve, është kriteri shtesë ligjor për liberalizimin e vizave që i është vënë Kosovës nga Komisioni Evropian.
Këtë projektligj që në fillim e inicioi Ministria e Brendshme, Komisioni Evropian ka kërkuar që ta bëjë Ministria e Integrimit Evropian.
Drafti i ligjit ka qëndruar për 6 muaj në Bruksel, ndërsa për pak ditë duhet të dorëzohet në Kuvend.Këtë kërkesë specifika e ka konfirmuar për Tribuna, ministrja e Integrimit Evropian Vlora Çitaku.
Ajo ka thënë se Komisioni Evropian e futi këtë ligj në pakon e ligjeve për përmbushjen e kritereve për liberalizim vizash.
/Tribuna/