22 Dhjetor 2024

Përgjegjësia për shkatërrimin e mjeteve shpërthyese i kalon FSK-së

Prishtinë, 30 gusht - Nga sot, 30 Gusht, Forca e Sigurisë së Kosovës ka arritur edhe një etapë të rëndësishme në zhvillimin e aftësisë së saj në Shkatërrimin e Mjeteve Shpërthyese.

Gjatë kësaj “faze të përkohshme”, FSK-ja do të punojë me KFOR-in për të ndërmarrë reagimet në Shkatërrimin e Mjeteve Shpërthyese në Kosovë. Qëillimi i ardhshëm për FSK-në është të marrë nga KFOR-i rolin e reaguesit të parë në incidentet e lidhura me mjetet shpërthyese në Ksoovë.

Në mes viteve 1999 – 2005 dhe nga viti 2009, KFOR ka pasur përgjegjësinë e plotë në Shkatërrimin e Mjeteve Shpërthyese në incidentet me kërcenim për jetë, dhe të cilat ndodhin jashtë ndërtesave të KFOR-it dhe zonave të ngarkuara me punë.

FSK-ja nën udhëheqjen (mentorimin) e KFOR-it gradualisht do të marrë përgjegjësinë për të reaguar në incidentet e lidhura me Shkatërrimin e Mjeteve Shpërthyese në Kosovë, derisa KFOR-i do të vazhdojë t’i mbështesë Institucionet në Kosovë dhe Pranitë Civile Ndërkombëtare në Shkatërrimin e Mjeteve Shpërthyese sipas nevojës.

Kjo reflekton përmirësimet dhe arritjet e FSK-së në fushën e Mbrojtjes Civile në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe është në linjë me politikën e Institucioneve të Kosovës.

Njerëzit duhet të vazhdojnë t’i raportojnë në Policinë e Kosovës të gjitha incidentet e lidhura me Shkatërrimin e Mjeteve Shpërthyese, ashtu siq bëjnë tani, dhe KFOR-i do të mbetet përgjegjës gjatë fazës së përkohshme, ndërsa FSK-ja fillon të ndërrmarë intervenime në incidentet e lidhura me Shkatërrimin e Mjeteve Shpërthyese.

KFOR-i vazhdon përkushtimin e tij për t’i ofruar FSK-së mbështetje të afërt në Shkatërrimin e Mjeteve Shpërthyese dhe do të intervenojë në çdo kohë në qoftë se kërcënimi vlerësohet të jetë mbi aftësitë dhe mjetet e FSK-së.

Ende nuk është vendosur data kur FSK-ja do ta marrë përgjegjësinë e plotë të reaguesit në Shkatërrimin e Mjeteve Shpërthyese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)