Përfunon mbështetja e institucioneve në fushën e mbrojtjes së të dhënave
Prishtinë, 7 dhjetor - Në një konferencë që do të organizohet nga projekti i financuar nga BE-ja për të paraqitur të arriturat kryesore të projektit për periudhën tre vjeqare dhe sfidat e ardhshme të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (ASHMDHP).
Qëllimi i projektit ishte të përmirësojë kapacitetet operacionale dhe profesionale të ASHMDHP dhe të kontribuojë në zbatimin efektiv të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale në bashkëpunim me institucionet tjera relevante.
Projekti ka kontribouar edhe në ngritjen e vetëdijes së popullatës së përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave personale.
Kjo ngjarje do të mbledhë përfaqësues nga ASHMDHP, ministritë përkatëse, institucionet qeveritare si dhe partnerët ndërkombëtarë, OJQ-të dhe aktorë të tjerë.