17 Maj 2024

Përfunduan punimet e konferencës “Sfidat në luftimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit

Prishtinë, 6 dhjetor – Përfundoi konferenca rajonale dy ditore “Sfidat në luftimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit dhe bashkëpunimi në Evropën jug-lindore”, e cila ishte organizuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe ishte mbështetur nga Presidenca e Republikës së Kosovës, Ministria e Drejtësisë dhe Ambasada Amerikane në Kosovë.

Përfundimi i konferencës u bë nga u.d. i Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha i cili pasi falënderoi vendet e rajonit për pjesëmarrje, tha: “unë konsideroj se të gjithë ne gjatë këtyre dy ditëve kemi pasur mundësi unike të dëgjojmë dhe mësojmë lidhur me kornizën ligjore të luftimit të krimit të organizuar dhe terrorizmit në vendet nga ne vijmë.

Po ashtu, ne përfituam nga përvojat dhe praktikat që zbatohen në vendet pjesëmarrëse në luftimin e këtyre dukurive. Falënderim i veçantë shkon edhe për dy ekspertë nga Qendra Evropiane për studimet e sigurisë, “George C. Marshall”, dhe ekspertin e fushës kundër terrorizmit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët me ligjërimet e tyre do të na ndihmojnë në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit”.

Pjesëmarrësit e konferencës e vlerësuan mbështetjen e Presidentes së Republikës së Kosovës, Ambasadores Amerikane në Kosovë dhe të akterëve tjerë, që treguan gjatë kësaj konference për luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizimit.

Përveç përvojave konkrete të shkëmbyera në këtë konferencë, pjesëmarrësit e saj u pajtuan që të gjitha vendet e rajonit të ngrisin komunikimin dhe bashkëpunimin në mes të prokurorive dhe agjencive që zbatojnë ligjin, të rrisin shkëmbimin e informatave, të hartojnë strategji dhe plane operacionale të përbashkëta dhe të ngrisin bashkëpunimin në ofrimin e ndihmës reciproke përmes bashkëpunimit gjyqësor në çështje penale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)