02 Maj 2024

Përfundon tërheqja 25% e policisë nga objektet komunale në veri

Prishtinë, 13 korrik - Policia e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se 25 përqind e pjesëtarëve të Policisë janë tërhequr nga pjesa veriore.

Kështu ka thënë zëvendës drejtori rajonal i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

"Pas pranimit të vendimit të qeverisë nga ana e menaxhmentit të Policisë, i njëjti është dërguar në teren për ekzekutim. Vendimi i Qeverisë së Kosovës ka filluar të implementohet dje dhe ka përfunduar sot", tha ai.

Ndryshe në marrëveshjen e arritur të hënën në Bratislavë, por e cila u bë publike të martën nga Qeveria e Kosovës, parashihet që në kuadër të hapave të shtensionimit të situatës në veri, Kosova të reduktojë për 25 për qind prezencën e Policisë së Kosovës në dhe rreth objekteve komunale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)