Përfundon protesta e OVL të UÇK-së
Prishtinë, 22 maj - Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka mbajtur sot protestë në QKUK, në mbrojtje të bashkluftëtarëve të ZO të Drenicës. Protesta është mbajtur nga ora 7 deri në ora 14:30 dhe ka kaluar pa incidente.
OVL të UÇK-së ka përmbyllur protestën për sot, por do të vazhdojë të jetë në përcjellje të situatës dhe do të ju njoftojë me kohë për veprimet e mëtutjeshme.
Falenderojmë të gjithë protestuesit që u bashkëngjitën sot, në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së.