14 Janar 2025

Përfundon Projekti “Fuqizimi i riatdhesimit dhe riintegrimit në Kosovë”

Prishtinë,  22 janar - Projekti i binjakëzimit i financuar nga BE “Fuqizimi i riatdhesimit dhe riintegrimit të qëndrueshëm në Kosovë” ka mbajtur një ceremoni përmbyllëse në Gjakovë.

Përfaqësuesit e Zyrës së BE-së, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ambasadës së Austrisë dhe Finlandës dhe palëve të tjera të interesit kanë shënuar fundin e këtij projekti të profilit të lartë politik. 

Ky projekt është fokusuar në fuqizimin e kapaciteteve të Kosovës në fushën e riatdhesimit dhe riintegrimit të qëndrueshëm, si në nivel qendror ashtu edhe në nivel komunal.

Ai ka rritur kapacitetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme për t’u marrë me çështjen e migrimit dhe ri-integrimit të qëndrueshëm. Në nivel qendror, ky projekt ka përmirësuar kornizën rregullative dhe strategjike për menaxhim më të mirë të migrimit, riatdhesimit dhe riintegrimit. Ndërsa, në nivel lokal, ky projekt ka rritur kapacitetet për implementimin e politikave kombëtare.

\"Projekti i binjakëzimit ka rritur kapacitetet e autoriteteve kosovare për të trajtuar çështjet e politikave të migrimit dhe në mënyrë specifike çështjet e politikave të riintegrimit” tha Shefi i Sektorit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së/PSBE, Christof Stock. Ai ka theksuar që krijimi i kushteve më të mira në Kosovë është një element vendimtar për përmirësimin e qëndrueshmërisë së procesit të kthimit.

Ky projekt ka mbështetur përpilimin e rregullores për riintegrim, strategjisë kombëtare dhe planit të veprimit për riintegrim, zhvillimit të veprimit lokal në komuna, për të mbështetur implementimin e politikës nacionale dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve të riintegrimit nëpër komuna.

\"Ministria e Punëve të Brendshme, bashkë me partnerët e saj, ka mbetur e angazhuar në krijimin e kushteve më të mira për riintegrimin e personave të riatdhesuar”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Driton Gashi. Ai ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e Komisionit Evropian dhe partnerëve implementues të projektit: Finlandës, Austrisë dhe Hungarisë, në konsolidimin e mekanizmave institucionalë për riintegrim në nivel qendror dhe lokal.
Përkundër progresit të arritur gjatë këtij projekti, ende mbeten shumë sfida në këtë drejtim. Qeveria e Kosovës duhet:

1.Të vazhdojë me zhvillimin e mëtutjeshëm të kapaciteteve në nivel qendror

2.Të vazhdojë me decentralizimin e procesit të riintegrimit
 
3.Të rrisë kapacitetet e komunave për të implementuar politikën kombëtare në nivel lokal dhe për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve të riintegrimit për personat e kthye në komuna.

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila tha se angazhimi në procesin e riintegrimit të personave të kthyer ka qenë dhe ende mbetet një prioritet për komunën e Gjakovës.

\"Komuna është angazhuar në ofrimin e shërbimeve të duhura dhe cilësore për qytetarët e saj, të cilat shërbime do të rezultojnë në një riintegrim të qëndrueshëm dhe krijim të një mjedisi në të cilin të gjithë qytetarët ndjehen të barabartë dhe të sigurt” tha Kusari.

Gjatë procesit të implementimit, ky projekt ka treguar fleksibilitet në adresimin e nevojave dhe prioriteteve të Qeverisë së Kosovës, të cilat kanë rrjedhë nga Raporti i Progresit VL të Komisionit. Me mbështetjen e këtij projekti, Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme ka pasur mundësi të adresojë rekomandimet e Komisionit në Raportin VL. Periudha implementuese ishte 24 muaj, me një buxhet prej pothuaj 2 milionë eurosh. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)