03 Maj 2024

Përfundon programi mbështetës i OSBE-së për Inspektoratin Policor

Prishtinë, 12 tetor - Misioni i OSBE në Kosovë ka përfunduar sot mbështetjen e saj për Inspektoratin e Policisë, kanë bërë të ditur Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger dhe Bajram Rexhepi dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Fitim Shishani.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, theksoi se pas një pune që ka filluar në vitin 2006, kemi ardhur në përfundim të një programi për Inspektoratin Policor të Kosovës, që është zhvilluar në agjension dhe ka filluar të prodhojë rezultate pozitive, falë një bashkëpunimi edhe me ICITAP-in, OSBE-në etj.

“Ne jemi të bindur se edhe pse ky program përfundon sot, bashkëpunimi me OSBE-në nuk do të jetë  i fundit, sigurisht që do të ketë forma të ndryshme të bashkëpunimit dhe të trajnimeve jo vetëm për IPK-në, por edhe për të gjitha agjensionet tjera të cilat janë në kuadër të MPB-së”, tha Rexhepi.  

Në vitin 2006, Misioni i OSBE-së ka ndihmuar që të definojë rolin e Inspektoratit, dhe që atëherë ka ndihmuar zhvillimin e strukturave dhe kapaciteteve profesionale të tij. Inspektorati tash funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme si një agjenci e pavarur mbikëqyrëse e policisë dhe është përgjegjës për të monitoruar dhe reaguar ndaj raportimeve dhe ankesave për sjellje joprofesionale të policëve.

“Ky është një ndër shembujt më të mirë të bashkëpunimit në mes të OSBE-së dhe institucioneve të Kosovës”, tha Schlumberger.

"Në përputhje me mandatin e Misionit të OSBE-së ne kemi ndihmuar themelimin dhe zhvillimin e Inspektoratit, dhe pas gjashtë viteve të punës së zellshme ai është zhvilluar në një institucion mbikëqyrës profesional dhe të qëndrueshëm me mandat dhe rol të qartë”.

Schlumberger ka potencuar edhe rolin e rëndësishëm të Inspektoratit për të ndihmuar në mbrojtjen  e drejtave të njeriut dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve policore.

Bashkëpunimi në mes të Misionit të OSBE-së dhe Inspektoratit sipas tij do të vazhdojë edhe në të ardhmen brenda një kornize më të gjerë të mbështetjes së OSBE për policinë që do të përfshijë trajnime të avancuara dhe hartim të strategjive në fushën e  luftimit të krimit të organizuar dhe policisë në komunitet.  

Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, tha se që nga qershori i vitit të kaluar, ku ligjit për IPK-në i janë autorizuar kompetenca shtesë në fushën e parandalimit, hetimit, zbulimit dhe dokumentimit të veprave penale të kryera nga Punonjësit e Policisë së Kosovës, janë trajtuar një numër i madh i ankesave.

“Që nga janari i këtij viti deri më tash janë trajtuar 816 ankesa. Janë identifikuar 226 raste me elemente kriminale. Gjatë kësaj periudhe janë ushtruar 80 kallëzime penale në prokuroritë kompetente. Në Drejtorinë për hetime të brendshme të P.K-së, janë dërguar 590 ankesa dhe 88 raste janë nën hetime”, theksoi Shishani.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)