Përfundon mbështetja trevjeçare për Akademinë e Kosovës për Siguri Publik
Vushtrri, 22 janar - Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike mbahet programi i seminarit përmbyllës i projektit të binjakëzimit “Përkrahja e mëtejme e arsimit në sigurinë publike në Kosovë”.
Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, Zyrës së BE dhe vendeve anëtare të BE do të përfundojnë mbështetje trevjeçare për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP).
Gjatë 36 muajve të kaluar, projekti i binjakëzimit ka ofruar ndihmë për të zhvilluar trajnime të përshtatshme në AKSP për punonjësit e policisë, nëpunësit doganor, zyrtarët e provës, zjarrfikësit dhe zyrtarët korrektues, përkatësisht në institucionet e sigurisë publike, me qëllim të sigurimit të një sistemi efektiv të sigurisë publike .
Të pranishëm në përmbyllje të projektit të binjakëzimit do të jenë: Enver Hoxhaj, zëvendëskryeministër, Ekrem Mustafa, Ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës, Katri Raik, Ministre e Brendshme e Estonisë, Nataliya Apostolova, Udhëheqëse e Zyrës së BE-së në Kosovë , Pia Stjernvall, Ambasadore e Finlandës, Ismail Smakiqi Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë, Krista Haak, Udhëheqëse Projekti nga Shteti Anëtar si dhe ekspert vendor e ndërkombëtarë.