13 Maj 2024

​Përfundon iniciativa për mbrojtjen e sigurinë e grave

Prishtinë, 31 mars - Pas shtatë vitesh punë të sukseshme, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim përfundon Iniciativën për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Grave (WSSI) me një ceremoni që do të mbahet sot në Hotel Prishtina, duke filluar nga ora 14:00.

Projekti WSSI nis punën më 2007 fillimisht duke u përqëndruar në ngritjen e vetëdijes mbi dhunën ndaj grave me fokus të veçantë në fenomenin e dhunës në familje dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Gjatë fazes së dytë, projekti avancoi drejt fuqizimit të kapaciteteve të institucioneve të sundimit të ligjit dhe sigurisë që të shërbejnë në mënyrë efikase, transparente, llogaridhënëse dhe duke rrespektuar barazinë gjinore.

Pjesëmarrës në ceremoni do të jenë partnerët afatgjatë të WSSI, Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Kosovë Robert Bosch, Zëvendës Ministri i Punëve të Brendshme Sasa Rasic, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme Driton Gashi dhe Znj. Tahire Haxholli nga Policia e Kosovës, Divizioni kundër Dhunës në Familje.

Në ngjarje do të prezantohen edhe të arriturat e WSSI-së gjatë këtyre shtatë viteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)