Përfundon greva e veteranëve të UÇK-së
Prishtinë, 22 korrik - Pas 61 ditësh në grevë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përfunduan grevën dhe kanë anuluar protestën e paralajmëruar për sot, pas miratimit të projelt-ligjit për vlerat e luftës nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Lajmi fillimisht është konfirmuar nga Xhevdet Qeriqi,kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Ushtarëve të UÇK-së. Qeriqi tha se protesta e paralajmëruar për sot u kthye në festë, pasi Qeveria ka vendosur ta procedoj për në Kuvend miratimin e Ligjit për Vlerat e Luftës.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi tha se, me miratimin e këtij Projektligji, Qeveria e vendit po bënë gjënë më të vogël që duhet bërë për kategoritë e luftës.
\"Ky projektligj është më bashkëkohori dhe më i miri në rajon dhe miratimi i tij është bërë në harmonizim të plotë me Fondin Monetar Ndërkombëtar\", ka theksuar Thaçi.