Përfundon greva e të burgosurve të Dubravës
Prishtinë, 11 shtator - Pas bisedimeve të zhvilluara sot të Ekipit të përkohshëm profesional për menaxhimin e Qendrës Korrektuese të Dubravës, me të burgosurit grevistë të kësaj qendre, ka përfunduar greva.
Në këtë takim, Ekipi profesional ka njoftuar grevistet së Ministria e Drejtësisë dhe në veçanti Ministri Kuçi, vazhdimisht është duke punuar që Amnistia të vendoset si kategori kushtetuese dhe se kjo procedurë tani gjendet në Kuvendin e Kosovës.
Po ashtu, Ekipi profesional ka njoftuar grevistët që sapo të plotësohet baza juridike dhe kushtetuese, Ministria e Drejtësisë menjëherë do të fillojë punën për hartimin e Ligjit për Amnisti.