Përfundon e qetë protesta e rreth 40 veteranëve
Prishtinë, 10 gusht - Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në ora 12:00, në sheshin Skënderbeu, në Prishtinë ka filluar të mbahet protesta e organizatave të dala nga lufta.
Me qëllim të monitorimit sa më të mirë të situatës, policia përgjatë gjithë kohës ka qenë prezent në lokacionin e sipërshënuar dhe njëkohësisht ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve policore.
Protestuesit numri i përafërt i të cilëve konsiderohet të ketë qenë rreth 40, kanë protestuar të qetë dhe rreth orës 13:00 janë shpërndarë.
Nuk është raportuar për ndonjë incident.