Përfundojnë përleshjet në Kumanovë, 5 të vrarë nga grupi i armatosur
Sipas informacioneve të plasuara, bëhet e ditur se nga 9 personat që kishin rezistuar dhe nuk ishin dorëzuar, katër prej tyre janë vrarë gjatë të shtënave me armë, ndërsa për një tjetër raportohet se është vetëvrarë.
Por disa orë më parë u raportua se pjesa më e madhe e grupit të armatosur prej 30 personave janë dorëzuar me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të OSBE. (INA)
Po vazhdojnë të shtënat në lagjen e krizës në Kumanovë
Po vazhdojnë të shtënat në Lagjen e Trimave në Kumanovë, edhe pas lajmit për dorëzimin e grupit të armatosur.
Të shtënat janë të llojeve të ndryshme të armëve dhe se policia ka nisur siç paralajmëroi pastrimin e zonës.
Por nga ana tjetër raportohet sipas disa portaleve se një pjesë e vogël e grupit të armatosur nuk janë dorëzuar.
Forca të mëdha policore janë në zonën e Kumanovës, por përqëndrimi më i madh i tyre është në pjesët hyrëse, dhe lagjet pranë tregut.
MPB pak minuta më parë theksoi se ishin dorëzuar 30 pjesëtarë të grupit të armatosur, ndërsa akoma po vazhdon pastrimi i terrenit dhe se disa pjesëtarë vazhdojnë të bëjnë rezistencë. (INA)