17 Janar 2025

Përfundoi vizita dy ditore e delegacionit nga EMCDDA

Prishtinë, 30 nëntor - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka  qëndruar për vizitë dy ditore një delegacion i eksperteve nga EMCDDA, znj. Ilza Jakobson,  zyrtare e lartë në EMCDDA dhe Michal Kidawa ekspert për Sistemin e Paralajmërimit të Hershëm për Substanca të Reja Psikoaktive .

Qëllimi i vizitës ishte organizmi i një punëtorie mbi Sistemin e Paralajmërimit të Hershëm për Substanca të Reja Psikoaktive (NPS).

Gjatë kësaj vizite, grupi i eksperteve të EMCDDA, zhvilloi punëtori me zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Agjencive tjera dhe zyrtar nga OJQ Labyrinth.

Drejtori i Departamentit për Kimi dhe Biologji Forenzike nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Sokol Deda, i informoi të pranishmit për situatën e drogave në Kosovë.

Ai me këtë rast vuri në dukje legjislacionin vendor që rregullon problematiken e narotikëve në përgjithësi, si dhe bëri një prezantim të gjerë të Strategjisë Nacionale kundër Narkotikeve dhe Planin e Veprimit 2012/2017 .

Në përmbyllje të vizitës, ekspertët nga EMCDDA së bashku me zëvendësministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, respektivisht Koordinator Nacional kundër Narkotikeve, Nehat Mustafa dhe zyrtar të MPB-së, vizituan laboratorin në Agjencinë  e Kosovës për Forenzikë, ku u priten nga Kryeshefi i kësaj Agjencie, Blerim Olluri dhe u njoftuan për punët që kryen ky Agjencion

Delegacioni nga EMCDDA u ndanë të kënaqur me progresin e arritur dhe  mënyrën e funksionimit të kësaj Agjencie dhe me rezultatet që ka arritur.

Në fund të takimit zëvendësministri, Nehat Mustafa, falënderoi grupin e eksperteve të EMCDDA për vizitën që realizuan në Kosovë, për ndihmën e ofruar  dhe shprehu gatishmërinë  e Republikës së Kosovës  në luftën kundër Narkotikeve dhe përmbushjen e të gjitha zotimeve që dalin nga ky bashkëpunim me EMCDDA.

Gjithashtu zëvendësministri Mustafa kërkoi që pjesë e këtyre bashkëpunimeve të jetë ofrimi i mbështetjes në fushën e trajnimeve, si dhe pajisja me teknologji për institucionet e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)