Përfundoi trajnimi “Gjuajtjet taktike dhe intervenimi taktik”
Vushtrri, 29 tetor - Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri përfundoi trajnimi “Gjuajtjet taktike dhe intervenimi taktik” i mbështetur nga Republika e Turqisë.
Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Sigurisë Publike, Sheremet Ahmeti, nënkolonel Driton Zabërxha, përfaqësues nga OSBE-ja, FSK-ja dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Pjesëmarrësit vlerësuan lartë mbajtjen e këtij trajnimi dhe theksuan se Policisë së Kosovës po i shtohen edhe pjesëtarë të tjerë të specializuar fushash të ndryshme në siguri, të cilët me përvojat dhe shkathtësitë e fituara në këto trajnime, do të japin kontributin e tyre në mbajtjen e rendit dhe sigurisë për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Ky trajnim është planifikuar dhe zhvilluar konform nevojave të Policisë së Kosovës. E veçanta e këtij trajnimi është se kanë ligjëruar instruktor vendorë të mbështetur nga instruktorët e Republikës së Turqisë.
Kjo është gjenerata e dytë e trajnimit për instruktorë, me ç’rast u certifikuan 15 zyrtar policorë