Përfundoi projekti i BE-së për regjistrimin civil dhe sigurinë e dokumenteve
Për gati tri vjet, projekti mbështeti një nga agjencitë më të rëndësishme të administrimit të të dhënave publike në Kosovë - Agjencinë e Regjistrimit Civil.
Agjensia si përgjegjëse për të dhëna jetike dhe regjistrimin e automjeteve, me mbështetjen e projektit synonte të arrijë ndryshime në organizatë përmes katër shtyllave kryesore: organizimit të brendshëm, TI-së, kornizës ligjore dhe menaxhimit të procesit.
Me rastin e përfundimit të projektit, Znj. Hillen Francke, Zëvendës Shefja e Bashkëpunimit të Zyrës së BE theksoi se rezultatet e projektit "do të ndihmojnë popullin e Kosovës të ketë shërbime publike më të shpejta dhe më të besueshme, ndërsa zvogëlon barrën administrative".
“Qëllimi i projektit ishte të mbështesë ARC-në për t'i shërbyer më mirë qytetarëve të saj në regjistrimin e dokumenteve. Jam e lumtur të shoh se janë arritur rezultate konkrete dhe ata që do të përfitojnë janë qytetarët në Kosovë. ” tha znj. Gerrie Willems, Ambasadore e Mbretërisë së Hollandës.
U.D. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Z. Bekim Hoxha nënvizoi efektet pozitive të projektit pasi "ndihmon në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët, rrit cilësinë e të dhënave dhe përmirëson efikasitetin dhe efektivitetin e ARC-së"
Qëllimi i projektit ishte forcimi i kapaciteteve të Agjencisë së Regjistrimit Civil në krijimin e proceseve të reja të brendshme administrative dhe menaxheriale, menaxhimin më efektiv të proceseve, harmonizimin e legjislacionit në përputhje me standardet e BE-së dhe përmirësimet në TI.