18 Janar 2025

Perfundoi konferenca "Kercenimet ndaj Sigurise Berthamore"

Prishtinë, 16 qershor - Sot perfundoi konferenca e pare e organizuar ne rajon me tematike: Kercenimet ndaj Sigurise Berthamore.

Perfundimet e nxjerra nga kjo konference jane\"

Qeveritë duhet të vazhdojnë të ruajnë dhe të zhvillojnë rregullatorë të fuqishëm dhe të pavarur

Qeveritë duhet të sigurojnë një kornizë ligjore efikase e cila siguron mbrojtje të publikut dhe punonjësve nga efektet e dëmshme të rrezatimit

Qeveritë duhet të marrin në konsideratë në mënyrë aktive Konventën për Siguri Bërthamore, sigurinë e karburantit të shpenzuar dhe menaxhimin e mbeturinave, Konventën mbi Mbrojtjen e Materialeve Bërthamore dhe Konventën për Parandalimin e Akteve të Terrorizmit Bërthamor, për të ndarë praktikat e mira dhe të zbatojnë mësimet e nxjerra

Trupat rregullatore duhet në mënyrë aktive të nxisin shkëmbimin e informatave në kohë të duhur dhe njohurive përmes kontakteve të vazhdueshme;

Nënshkrimi i memorandumeve të bashkëpunimit në mes të institucioneve përgjegjëse të shteteve në regjion

Në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar , rregullatorët bërthamorë kanë nevojë për të adresuar përmirësim të vazhdueshëm të mbrojtjes nga rrezatimi dhe të menaxhimit të cilësisë dhe për të shmangur kërcënimet nga përdorimi i paautorizuar I burimeve radioaktive dhe materialeve bërthamore

Trupat rregullatore duhet të angazhohen në mënyrë aktive me grupet e interesit për të demonstruar se ata janë të hapur dhe transparentë në proceset e tyre dhe për të ndërtuar besimin për vendimet e tyre në proceset rregullatore.

Trupat rregullatore duhet të ketë ekspertizë ligjore dhe teknike në dispozicion për të kryer detyrat ligjore dhe obligimet ndërkombëtare

Policia kufitare dhe doganat të trajnohen në fushën e sigurisë bërthamore dhe radiologjike dhe të jenë ne vazhdimësi në vendin e punës për të cilin janë trajnuar.

Ritrajnimi i vazhdueshëm i stafit të agjencive përgjegjëse për zbatimin e ligjit

Hartimi i programeve kombëtare për reagime emergjente dhe mundësisht hartimi i planeve ndërkufitare të reagimit në rast të emergjencave radiologjike dhe bërthamore

Trupat Rregullatore dhe agjencitë tjera përgjgëse në kufi duhet të bashkpunojnë në menyrë të përhershme në mes veti për të detektuar dhe parandaluar qarkullimin ilegal të materialeve bërthamore dhe radiologjike

Organet rregullatore duhet të punojnë me sektorin e industrisë për të zhvilluar një kulturë të përshtatshme dhe të vazhdueshme për çështjet bërthamore dhe radiologjike

Shtetet e regjionit të angazhohen për të përkrahur anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si IAEA etj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)