17 Janar 2025

Përfshirja e komunitetit në parandalimin e ekstremizmit

Gjakovë, 9 dhjetor - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), organizon konferencën me titull “Përfshirja e komunitetit në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”, që mbahet në kuadër të projektit “Të bashkuar kundër terrorizimit” sot në Asamblenë Komunale të Komunës së Gjakovës.

Ky projekt implementohet nga QKSS me mbështetjen e qeverisë amerikane. Derisa konferenca që do të mbahet ka për qellim të që ngrit diskutim rreth sfidave të Kosovës në ballafaqimin me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin, si dhe gjetjen e praktikave me të mira drejt parandalimit dhe luftimit të tij.

Këto tema ngërthejnë një spektër të gjerë të grupeve siç janë: roli i grave, nxënësve, gazetarëve dhe komuniteteve fetare në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Ky projekt është pjesë e aktiviteteve të QKSS-së, në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, i cili do të implementohet në 11 komuna të Kosovës.

Roli i medias në këtë drejtim është tejet i rëndësishëm në ngritjen e vetëdijes së komunitetit për rolin e tyre në parandalimin e dukurive negative si ekstremizmi i dhunshëm andaj ju ftojmë që ta ndiqni këtë konferencë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)