03 Maj 2024

Përfaqësues të Ushtrisë së Kroacisë vizitojnë FSK-në

Prishtinë, 16 tetor - Tri delegacione të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ushtrisë së Kroacisë, kanë arrit sot, për një vizitë pune treditore, në Ministrinë për FSK-në dhe në Komandën e Forcave Tokësore (KFT).

Kjo vizitë, realizohet në kuadër të Marrëveshjes për Bashkëpunim Bilateral në mes Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë, për vitin 2013.

Qëllimi i vizitës së delegacioneve të Ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë, është vazhdimi i bashkëpunimit të dyanshëm si dhe shkëmbimi i përvojave dhe të njohurive në fushat përkatëse.

Fillimisht, mysafirët nga Kroacia i priti komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, i cili pasi që ju uroj mirëseardhje e falënderoi Kroacinë, për mbështetjen e vazhdueshme që po bënë për FSK-në. Gjeneral Kastrati, me këtë rast, e njoftoi delegacionin e Kroacisë me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, bashkëpunimin rajonal dhe në veçanti bashkëpunim me SHBA-n,   shkollimin, trajnimet si dhe për Rishikimin e Sektorit Strategjikë të Sigurisë, për FSK-në.

Delegacioni i Kroacisë u pritë në takime të ndara, pune, edhe në Departamentin për Siguri dhe Bashkëpunim të MFSK-së, ku me nënkolonel Hasan Hoxha, shef i këtij departamenti, diskutuan rreth përvojave të mira të Ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë, në procesin drejt anëtarësimit në NATO dhe mekanizma të tjerë,  ndërsa, në Departamentin për Politika dhe Plane, me z. Faruk Gecin, shef i këtij departamenti, biseduan për fushat me rëndësi të veçantë për MFSK-në dhe FSK-në.

Ndërsa, dy delegacionet e tjera të Ushtrisë së Kroacisë, po vazhdojnë aktivitetet punuese, njëri në Kazermën “Ushtarët e NATO-s”, të BRSH-së, në Istog, dhe delegacioni tjetër, në Komandën e Forcave Tokësore, gjegjësisht në Policinë Ushtarake të FSK-së.

Gjatë, takimeve tre ditore;  delegacionet e Ministrisë së Kroacisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, do të bisedojnë, për mënyrat e bashkëpunimit të mëtejmë në mes departamenteve përkatëse, për formën e realizimit dhe thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit, me qellim që të përfitohen njohuri dhe eksperienca të dyanshme.

Delegacioni i Kroacisë, pritet, që më 18 tetor të përfundojnë vizitën zyrtare në Ministrinë për FSK-së dhe në KFT-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)