22 Dhjetor 2024

Përfaqësues të sistemit prokurorial vizitojnë Gjykatën e Qarkut në Oslo

Oslo, 11 tetor - Një delegacion i sistemit prokurorial, i udhëhequr nga Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, është duke zhvilluar një vizitë në Gjykatën e Qarkut në Oslo të Norvegjisë, së bashku me përfaqësues të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe Ministrisë së Drejtësisë (MD).

Në kuadër të kësaj vizite u zhvilluan diskutime me qëllim të përfitimit nga shkëmbimi i përvojave dhe i praktikave të mira, sidomos nga ato  që ndërlidhen me menaxhimin e shërbimeve të teknologjisë informative në fushën e drejtësisë, përfshirë edhe statistikat, analizat dhe përdorimin e informacionit, i cili ndikon në fuqizimin dhe avancimin e SMIL-it, përshkrimin e modeleve të operimit, mirëmbajtjen dhe modelet konkrete të financimit të tij, të cilat nevojiten për të mbajtur të përditësuar infrastrukturën thelbësore.

Pjesëmarrësit theksuan me ketë rast se mbeten të përkushtuar për të vazhduar më tej bashkëpunimin me Programin e Reformës Gjyqësore për Ballkanin Perëndimor dhe institucionet norvegjeze, të cilat mbështesin fuqishëm proceset e reformave, sidomos ato në fushën e menaxhimit digjital të lëndëve dhe ndërlidhjes së tyre me institucionet e drejtësisë në Kosovë, si  dhe aktivitete të ndryshme për luftimin e krimit dhe veprave penale, me qëllim që të arrihen rezultate pozitive dhe efikase në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)