11 Maj 2024

Përdorimi i medias sociale ndihmon luftën kundër korrupsionit

Mitrovicë, 8 prill - Rrjetet sociale sot janë një domen shumë i rëndësishëm në lansimin e lajmit tek audienca, por edhe në luftën ndaj korrupsionit, pasi e tërë vëmendja e opinionit në kohët e fundit është e përqendruar në mediat sociale, sidomos e të rinjve.

Kështu u tha në debatin \"Përdorimi i medies sociale në luftën kundër korrupsionit\" e organizuar nga Internews Kosova dhe e përkrahur nga UNDP,  për përfaqësuesit e zyrave të informim dhe të IT-s  të disa prej Komunave të Kosovës.

Valon Canhasi, trajner dhe njohës i teknologjisë informative tha se rrjetet sociale, siç është facebook-u, Twitter etj, kanë një impakt kryesor në informimin e qytetarëve.

Ai vlerësoi se  tani qytetarët më shumë informohen nga rrjetet sociale se sa nga mediumet e shkruara, duke bërë kështu, mediat  sociale si tejet  të rëndësishme në lansimin e informative.

\"Në baze të analizave që kemi bërë , informatat që lansohen nga facebook, kanë pasur një ndikim shumë më të madh se sa në format e tjera\", tha ai.

Duke folur për praktikat që komunat duhet t`i ndjekin, Canhasi ka sqaruar se është e rëndësishme që komunat e Kosovës t`i jepin një rëndësi të madhe rrjeteve sociale në shpërndarjen e informacioneve për punët që komuna i realizon, siç janë projektet dhe programet apo shërbimet e tjera që ofrohen.

Në këtë debat Gresa Musliu nga BIRN ka shpjeguar platformën,  \"kallxo. com\" .

Ajo tha se lidhur me këtë  kanë një bashkëpunim edhe me komunat.  Musliu  tha se  është vërejtur  një rezultat pozitive i kësaj  platforme që si qëllim ka luftën ndaj korrupsionit duke e raportuar atë, por edhe shkelje të tjera. Ajo tha se që nga fillimi i kësaj platforme, janë pranuar 3 mijë  raportime nga qytetarët.

 \"Me platformën \"kallxo.com\" kemi bashkëpunim edhe me komunat, në të cilët qytetarët direkt mund të raportojnë për shkeljet mundshme. Mund të them se kjo ka pasur sukses, pasi deri me tani kemi pranuar mbi 3 mijë raportime\", ka thënë Musliu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)