03 Maj 2024

Përcjellin nga afër njësinë e deminimit të FSK-së

Prishtinë, 11 korrik - Ministria e FSK-së, ka organizuar sot, një vizitë pune, për ambasadorët dhe atashetë ushtarak të akredituar në Kosovë, ku nga afër kanë përcjellë njësinë e deminimit të FSK-së, në lokacionin Luzhnicë - Duhël.

Në këtë lokacion Togu i III i Kompanisë së deminimit të FSK-së, që nga viti i kaluar është duke punuar për pastrimin e terrenit nga minat dhe mjetet e tjera të pashpërthyera.

Në fillim vizitorët  panë dhe dëgjuan një prezentim nga oficerët e kompanisë së deminimit, me të dhëna statistikore të shumëllojshme  nga fusha e deminimit, duke filluar nga viti 1999 e deri më sot:             

Në vitin 1999 janë regjistruar 4500 fusha të rrezikshme dhe fatkeqësisht, nga këto mina kanë humbur jetën 115 veta, dhe 454 qytetarë kanë mbetur të lënduar.

Shumica e këtyre rasteve ka ndodhur gjatë perisudhës së viteve; 1999-2000, ndërsa në vitin 2012 ka pasur katër incidente, ku, si pasojë e shpërthimit të mejeteve eksploduese ka vdekur një (1) person dhe 6 veta kanë pësuar lëndime. Janë pastruar mbi 102 milion e 772,788 metra katror, të terreneve dhe fushëbetejave në Kosovë.

Në Kosovë që nga pas lufta, janë identifikuar 1300 caqe të godituara nga NATO, 620 fusha të minuara, 2600 mjete eksploduese plasëse të raportuara, 4520 zona të rezikshme, ndërsa në vitin 2013, mbeten edhe 54 zona të rrezikshme si dhe 44 zona të rrezikshme të dyshuara.                                                          

Në vitin 2013 nuk është raportuar ndonjë rast i vetëm që ka pësuar nga mjetet e pa shpërthyera. Togut i III-të i Kompanisë së dominimit të FSK-së, në lokacionin e Duhël -Lluzhnicë, që nga viti i kaluar (2012), ka pastruar mbi 56.137 metra katror si dhe ka shkatërruar 55 bomba kasetore.

Ministri i FSK-së Agim Çeku, falënderoi ambasadorët dhe shtet e tyre që kanë ndihmuar në ngritjen  dhe profesionalizmin e  deminierve të FSK-së dhe për donacionet në aparatura dhe teknikë.

Ministri Çeku u shpreh se jemi këtu, që të dëshmojmë se ndihma e tyre ka shkuar në vendin e duhur. Duke theksuar nivelin e lartë të profesionalizmit ai vlerësoi se kjo njësi është e gatshme të jap kontributin e vete në misione humanitare të deminimit edhe jashtë vendit.    

Në falën e tij Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati përgëzoi deminerët e pranishëm dhe të gjithë deminerët FSK-së në teren anekënd Kosovës.

Ai theksoi se njësitë e deminimit të FSK-së do të vazhdojnë punën deri sa Kosova të jetë tërësisht e sigurt.   

Nga radha e vizitorëve ndërkombëtarë foli zëvendës ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë zoti Gjoe Preston (Joe Preston).

Ai u shpreh se është i impresionuar me nivelin e kompanisë së demimimit me punën e rëndësishme që po bëjnë për eliminimin e rrezikut për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Ai po ashtu shprehu kënaqësinë që deminieret kanë mjete gjithnjë e më të mira.  

Me këtë rast ministri Çeku, në prani të vizitorëve dhe gazetarëve demonstroi demolimin e një mjeti të pa shpërthyer.

Në vizitën e ambasadorëve dhe atasheve ushtarak deminireve në lokacionin Duhël- Luzhnicë, morën pjesë edhe zëvendësministrat e FSK-së, gjeneralë të FSK-së, pjesëtarë të Ekipit Këshillues të NATO-s, oficer të lartë të Divizionit  Këshillues Civilo-Ushtarak të NATO-s  si dhe eprorë dhe zyrtarë të lartë të FSK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)