15 Janar 2025

Për marrje ryshfeti, i vërtetohet dënimi prej tetë muajsh burgim

Prishtinë, më 22 qershor - Kolegji Penal i Departamentit për Krime të Rënda i Gjykatës së Apelit të Kosovës, e vërtetoi  aktgjykim të Gjykatës Themelore në Pejë, në bazë të t; cilit dy persona ishin shpallur fajtor dhe ishin dënuar për marrje, përkatësisht dhënie të  ryshfetit.

Kështu,  të akuzuarit A.H., për shkak të veprës penale, marrje e ryshfetit nga neni 343, paragrafi 1 të  Kodit Penal të Kosovës, i vërtetohet dënimi prej tetë muajsh burgim dhe tri vjet ndalim ushtrimi të detyrës zyrtare. Ndërsa të akuzuarit A.D., i vërtetohet dënimi me 600 euro gjobë, për shkak të veprës penale, dhënie e ryshfetit, nga neni 344, paragrafi 2 të KPK-së.

Gjykata e Apelit gjeti se gjykata e shkallës së parë, drejt e ka vërtetuar gjendjen faktike, sipas së cilës rezulton se A.H., polic kufitar, më 25.10.2010, rreth orës 19:00, në pikën kufitare në Kullë të Pejës, të akuzuarit A.D. i cili kishte ardhur me një kamion VOLVO,  për të mos e regjistruar në programin PSCES(PAIS), që e kishte për obligim, ia kërkon 100 euro, të cilat personi në fjalë ia jep.

Gjykata e Apelit, po ashtu gjeti se gjatë zhvillimit të procedurës nuk ka pasur shkelje procedurale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)