14 Maj 2024

Për katër muaj 183 akuza për korrupsion

Prishtinë, 14 mars  – Koordinatorja Nacionale kundër Korrupsionit, pranë zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Laura Pula, ka mbajtur konferencë për media lidhur me zbatimin e Planit të Veprimit për Rritjen e Efikasitetit të Sistemit Prokurorial.

Gjatë konferencës për media Koordinatorja Pula, ka informuar opinionin rreth Harmonizimit të statistikave kundër korrupsionit, Performancës së prokurorive në zbatimin  e Planit të veprimit, për periudhën nëntor 2013- shkurt 2014, si dhe, mbi Udhëzimin që definon veprat penale të korrupsionit të nivelit të lartë.

Në kuadër te aktiviteteve te mbikëqyrjes për realizimin e Planit të veprimit janë konstatuar mospërputhje të  të dhënave statistikore të regjistruara në bazën e të dhënave në Mekanizmin përcjellës dhe të dhënave të raportuara nga ana e Prokurorive themelore dhe Prokurorisë Speciale tek Koordinatorja Nacionale.

Si rezultat i kësaj situate, Kryeprokurori i Shtetit, ka themeluar një Komision për mbikëqyrje dhe verifikim të  dhënave statistikore të lëndëve të korrupsionit. Andaj, kemi krijuar një proces të vet-rregullimit.

Ky Komision ka bërë një punë të madhe në terren prej datës 7 deri më 24 shkurt 2014, duke identifikuar të gjitha lëndët e korrupsionit në të gjitha Prokuroritë Themelore dhe Prokurorinë Speciale si dhe ka bërë të gjitha korrigjimet e mundshme në bazën e të dhënave.

Gjetjet e këtij komisioni, sipas vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës do të shërbejnë për të ndërmarrë masat e nevojshme ligjore ndaj të gjithë personave që nuk i kanë kryer obligimet e tyre që parashihen në Planin e veprimit., d.m.th., se në të gjitha ato prokurori ku janë konstatuar mungesa dhe ato i atribuohen neglizhencës apo mos vullnetit te punëtorëve të prokurorive respektove, do ti zbatojnë vendimet e KPK ndaj tyre do të fillojnë procedurat disiplinore ,në të kundërtën KPK-ja do të filloj procedura disiplinore ndaj kryeprokuroreve.

Pra, siç po e shihni si rezultat i punës së këtij komisioni, sot kemi një bazë të të dhënave të harmonizuara për lëndët e korrupsionit. Për më tepër, përmes këtij harmonizimi kemi arritur të identifikojmë progresin e arritur në të gjitha rastet e pranuara nga AKK dhe agjencionet tjera, dhe të gjitha këto institucione do të informohen me kohë për veprimet që ndërmerren rreth këtyre rasteve.

Ju informojmë se AKK ka parashtruar 29 raste ndaj zyrtarëve të ndryshëm për mos deklarim apo deklarim të rremë të pasurisë, neni 437 i KPK-së, dhe deri më tani kemi ushtruar 27 aktakuza dhe dy të tjera janë në proces dhe pritet së shpejti të ngritën.Për çdo informatë rreth rasteve në sistemin prokurorial i referoheni raportit të Mekanizmit përcjellës ndërinstitucional për harmonizimin e statistikave për veprat penale karakteristike, ku bën pjesë edhe korrupsioni, si dhe Raportit të Komisionit për mbikëqyrje dhe verifikim të te dhënave statistikore. Të dy këto raporte janë të ngarkuara në faqen e KPK-së dhe Prokurorit të Shtetit.

Po ashtu, Koordinatorja Pula, ka prezantuar pjesën e zbatimit të Planit të Veprimit për Rritjen e Efikasitetit të Sistemit Prokurorial në Luftimin e Korrupsionit që përfshijnë datat prej 4 nëntorit 2013 deri në fund të shkurtit 2014, gjegjësisht 4 muaj . Nga nëntori i vitit 2013, sistemi prokuroria ka angazhuar 40 prokurorë të cilët merren me rastet e korrupsionit, të cilat raste i kanë prioritet absolut. Prokuroritë Themelore dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës prej datës 4 nëntor 2013, prej datës së hyrjes në fuqi të Planit të Veprimit, kanë ngritur në total:83 aktakuza kundër 196 personave.

•    Prokuroria themelore nëPrishtinë---  9 akuza me 18 persona
•    Prokuroria themelore në Pejë ----   14 akuza me 20 persona
•    Prokuroria themelore në Gjilan --- 17 akuza me 38 persona
•    Prokuroria themelore në Prizren--- 13 akuza me 13 persona
•    Prokuroria themelore në Gjakovë--15 akuza  me 38 persona
•    Prokuroria themelore në Mitrovicë- 6 akuza me 6 persona
•    Prokuroria themelore në Ferizaj -    8 akuza me 50 persona
•    PSRK-- 1   Akuzë me 13 persona

PSRK – një rast me 13 persona është rast i korrupsionit të nivelit të lartë ku përfshihen ish-gjyqtarë, avokat, mjek, dhe përfaqësues të kompanive të sigurimeve.

Ju njoftojmë se me datën 13 nëntor 2013, Kryeprokurori i shtetit, Kryeprokurori i EULEX-it dhe Kryeprokurori i PSRK-së, kanë nënshkruar  UDHËZIM për definimin e korrupsionit të nivelit të lartë,e cila ndarje është bërë në bazë të pozitës së zyrtarëve dhe mbi bazën e shumës materiale. Kjo ndarje konsiston në atë baze se të gjitha rastet e korrupsionit të nivelit të lartë të përcaktuara në këtë udhëzim do të hetohen dhe ndiqen nga PSRK-ja, ndërsa rastet tjera nga ana e Prokurorive themelore departamenti i krimeve të rënda.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që rastet e korrupsionit t’i paraqesin në institucionet e drejtësisë, në Policinë e Kosovës dhe Prokuroritë Themelore të Republikës së Kosovës në mënyrë që bashkërisht të ndikojmë në luftimin e dukurive korruptive.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)