Për inat të gruas, rrah fëmijët
Prishtinë, 29 qershor- Policia ka regjistruar një rast të dhunës familjare në Prishtinë, ku një prind ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tij.
\"Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij, ka sulmuar fizikisht tre fëmijët e tij\", thuhet në raportin e policisë.
Bëhet e ditur se viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, kurse me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në një rast tjetër në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
"Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor", thuhet në raportin e policisë.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47, një pushkë gjysmë automatike, një pistoletë, një dylbi e pushkës dhe 27 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.