16 Maj 2024

Pentagoni mbyllë 21 baza në Evropë

Washington, 25 maj - Pentagoni njoftoi të premten se është duke mbyllur 21 objekte ushtarake në Evropë, ku tha se do të kursehen 60 milionë dollarë në vit. 

Mbylljet janë pjesë e një përpjekje të parë, por vendimi ishte disi i papritur në kuadër të përpjekjeve të SHBA për t\'i siguruar aleatët evropianë në prag të aneksimit të Krimesë nga Rusia.

 Mbylljet përbëjnë kryesisht objekte rekreative dhe të banimit në bazat ushtarake të SHBA dhe të NATO-s në Evropë, të tilla si hotele dhe fusha të golfit.

Admiral John Kirby ka thënë në një konferencë për shtyp se mbyllja e 21 bazave do të ndikojë në kursimin e shumë mjeteve për taksapaguesit amerikanë. 

Kirby tha se është vetëm raundi i parë i mbylljeve të tilla, të cilat janë duke u zhvilluar në Gjermani, Itali, Danimarkë, Greqi, Mbretërinë e Bashkuar dhe Belgjikë dhe pritet që në të ardhmen të ketë edhe mbyllje të tjera të njëjta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)